Makina përfshihet nga flakët në qendër të qytetit të Shkodrës, s’ka të lënduar

459
Një automjet tip “Ford Focus” me targë AA 578 BY i drejtuar nga një grua, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, ne qendër të qytetit të Shkodres. Drejtuesja e tij, shtetësja me inicialet V. M sapo ka konstatuar shenjat e para të flakëve në kroskotin e automjetit që ishte në lëvizje, është ndalur dhe ka dalë jashtë tij. Brenda pak minutash makina nuk ka vonuar dhe ka shpërthyer nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat bënë shuarjen e flakëve, ndërsa policia fillimisht bëri bllokimin e lëvizjes së automjeteve për të mos u rrezikuar nga flakët dhe nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij zjarri në automjet.

Nga hetimet e para, mësohet se shkak i zjarrit ka qënë një shkëndije në sistemin elektrik të mjetit, i cili kishte vetëm pak minuta që ishte aktivizuar. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk pati të lënduar, pasi ngjarja ndodhi në lagjen “Parrucë” një nga më të frekuentuarat në kryeqendrën e veriut. Defektet në sistemin eletrik të mjeteve shpesh është bërë shkaktar për djegien e tyre.
Sigal