Makina merr flakë në ecje në aksin Lushnje-Tiranë, shkrumbohet totalisht

458
Një automjet ka marrë flakë në ecje në autostradën Lushnjë-Tiranë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 14:45, midis Rotondos së Savrës dhe Plugut.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ‘Peugeot’ në pronësi të shtetasit me inicialet E.M, banues në Berat, ka marrë flakë ne ecje e sipër dhe është djegur plotësisht.
Deri më tani dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale si pasojë e një defekti elektrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.
Sigal