Sigal

Në Fushë-Bulqizë, një automjet me targa italiane ka aksidentuar për vdekje një këmbësor dhe më pas është larguar.

Shërbimet  policisë në vendngjarje nga verifikimet paraprake, kanë konstatuar se është përplasur nga një automjet dhe më pas ka humbur jetën K.K, rreth 40 vjeç.

Drejtuesi i automjetit me inicialet T.S, që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes, i cili u kap nga policia disa minuta më pas, dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.