Makina humb kontrollin, plagosen dy të rinjtë në Fushë Krujë

452
Sigal

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në Kamerras, teksa dy të rinjtë që udhëtonin me makinën e tyre ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Njoftimi nga policia:

Më datë 13.03.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë , në Kamerras , shtetasi F.V., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjeri shtetasi A.Ç., 19 vjeç , të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.