Makina fluturon në lumin e Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës, në mes të kryeqytetit.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo sesi ka ndodhur aksidenti. Makina është e tipit Volkswagen. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes por ende nuk ka dhënë informacionet paraprake.