Makina e Policisë del nga rruga pas kontrollit për hashash, vdes një efektiv, plagosen 3 të tjerë (Emri)

463
Një aksident me pakinën e punës i ka marrë jetën një polici në qytetin e Korçës. Ngjajra e rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Devoll, kur makina ka dalë nga rruga e për pasojë ha humbur jetën polici 27 vjeçar Lorent Duli dhe janë plagosur tre të tjerë.
NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 31.05.2017, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Fitore-rrethi Devoll, mjeti tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli 27 vjeç, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.
Punonjësit e lartpërmëndur në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sigal