Makina e djegur në Fushë-Krujë e një kosovari, por kush është viktima që u gjet brenda?

447
Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditen e sotme në fshatin Borizan të Fushë-Krujës, kur kalimtarë të rastit panë të digjet mes ferrave dhe kallamishteve një makinë, brenda së cilës policia gjeti kufomën e një mashkulli.
Raportohet se automjeti në fjalë ka hyrë pesë ditë më parë nga pika e kalimit të Morinës në Kosovë drejt Shqipërisë dhe është i regjistruar në emër të shtetasit Xhavit Osmani nga Mitrovica. Ndonëse nuk dihen ende arsyet pse ka hyrë në Shqipëri, policia nuk ka mundur të identifikojë personin e shkrumbuar brenda makinës.

Pritet që trupi i karbonizuar t’i nënshtrohet analizës së AND-së, për tu identifikuar.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë u raportua sot rreth orës 14:00. Ka qënë një person, banor në fshatin Borizanë ai që ka parë makinën teksa digjej. Pak minuta më pas në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e policia.

Pasi janë shuar flakët, brenda saj është konstatuar kufoma e shkrumbuar e një personi të seksit mashkull.
Sigal