Makina doli nga rruga e përfundoi në kanal, vdes gruaja e shoferit në Fier

681
Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Levan-Tepelenë, ku një makinë humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Nga aksidenti në Varibop të Fierit ka vdekur gruaja Fatbardha Hila 65 vjec, ndërsa burri i saj Kujtim Hila është në gjendje të rëndë në spital
“Në datën 24.12.2017, ora 16:40, në autostradën Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, shtetasi K.H, 70 vjeç, banues ne fshatin Varibop, Fier duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij që ndodhej në mjet shtetesja F.H, 65 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, shkruhej dje në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.
Sigal