Makina del nga rruga, plagosen katër maturantë

479
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugorë Korçë –Voskopojë, ku sipas raportimeve të para thuhet se katër persona kanë mbetur të plagosur.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal, ndërsa kanë mbetur të plagosur katër maturantë.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e qytetit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.