Makina del nga rruga, përplas për vdekje të moshuarën në oborrin e shtëpisë

414
Një 65-vjeçare është akisdentuar për vdekje nga një makinë ndërsa qendronte e ulur përpara shtëpisë së saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Konjat, që ndodhet buzë autostradës Rrogozhinë- Lushnje.
Policia tha se Bedrie Dedej u godit nga një makinë që doli nga rruga gjatë orëve të pasdites. Pas përplasjes, 65- vjeçarja mori plagë të rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Sipas hetimeve të para, makina që drejtohej nga Klodian Osja 28 vjeç ka qene duke udhetuar ne drejtim te Lushnjes kur nje prej gomave eshte shpuar dhe pasi eshte perlasur me barrierat anesore të rrugës ka perfunduar ne oborrin e baneses se familjes Dedej. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që dyshohet se në momentin e aksident ka qenë me shpejtësi të madhe.
Sigal