Makina del nga rruga në Libofshë, 3 të plagosur

81
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme më Libofshë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në hyrje të këtij qyteti, rreth orës 15:40, ku makina ka dalë nga rruga.
Informacion paraprak
Në hyrje të qytetit të Libohovës mjeti tip Benz me targa AA290DR, i drejtuar nga shtetasi L.K, 23 vjeç, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, shtetasit R.K, R.Sh dhe E.M, banues në Nepravishtë, të cilët po marrin ndihmën mjeksore në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.