Makina del nga rruga në Elbasan dhe përplaset me murin e lokalit, plagosen burrë e grua

514
Sigal

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një çift bashkëshortësh kanë ngelur të plagosur.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Broshkë të Elbasanit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet K.H., 31 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit tip “Ford”, me targa AA 567 TU dhe është përplasur me murin e një lokali në anë të rrugës. Të lënduar mbetën shtetasit S.H., 33 vjeç banues në fshatin Bishqem, si dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. H.,39 vjeçe.

Informacion Paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë, Elbasan, shtetasi K.H, 31vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin, duke drejtuar mjeti tip “Ford”, me targa AA 567 TU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali që ishte në anë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar shtetasit S.H., 33 vjeç banues në fshatin Bishqem, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja F. H.,39 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.