Makina del nga rruga në aksin Levan-Fier, një i vdekur dhe tre të plagosur

508
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan- Fier në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”. Shtetasi Klajdi Profka, 19 vjeç, duke drejtuar mjetin autoveture tip “BENZ”, me targë FR 4486 D, ka dalë nga rruga, duke u përplasur me kalimtarët Hajredin Hoxha, 66 vjec dhe bashkëshorten e tij, shtetasen Floresha Hoxha 63 vjec, banorë të fshatit Drizë. Si pasojë e kësaj përplasjeje, 66 vjecari ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal të Fierit, ndërsa janë duke u trajtuar me ndihmë mjeksore bashkëshortja e tij, drejtuesi i mjetit si dhe shtetasi E.R, 19 vjec, i cili ndodhej në automjetin e aksidentuar. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje, ndërsa mendohet se shkak ka qënë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të mjetit.
Sigal