Sigal

Policia ka zbuluar identitetin e shoferit që ka rënë me makinë në ujërat e thella të lumit në dalje të Maliqit mëngjesin e sotshëm. Ai quhet Gjergji Elmazi.

Gjergji Elmazi ka mbetur brenda makinës së tij dhe nuk është nxjerrë nga lumi ende, për shkak të thellësisë së madhe të lumit.

Polombarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke u përpjekur për nxjerrjen e trupit dhe mjetit.

Aksidenti ndodhi në orën 3:40 tek ura në dalje të Maliqit.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.