Makina bie në liqenin e Shkopetit, dyshohet për të mbytur

167
Një makinë që udhëtonte në rrugën Milot-Burrel ka rënë në ujrat e liqenit të Shkopetit. Dyshohet se drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në makinë. Denoncimi në polici u bë nga një peshkatar i zonës. Dyshohet se aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, kur makina ka qenë duke ecur në trasenë e rrugës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivë të policisë dhe polumbarët.