Mafia kërkoi prerjen e kokës së 26 vjeçarit shqiptar

61
Hetimet e policisë greke kanë dalë në përfundimin se ekzekutimi mizor i Bledar Terpollarit ka lidhje me trafikun e drogës. Mendohet se viktima nuk kishte dorëzuar një sasi droge apo kishte mbajtur një pjesë të parave nga shitja e lëndëve narkotike. Një ditë më parë, një bari shqiptar që punon në një stan pranë Janinës eshte rrefyer para hetuesve grekë per vrasjen makabre të shqiptarit Bledar Terpollari. 
Ai tregoi se autorët janë shqiptarë dhe e detyruan që t’u tregonte fermën ku punonte Terpollari. Ai ka thënë më tej se ka parë të gjithë skenën, vrasjen e 26-vjeçarit dhe prerjen e kokës, të cilën autorët e groposën në një vend tjetër. Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për një grup kriminal shqiptar që kontrollon dhe drejton trafikun e drogës në Greqinë Veriore, pra në zonën e Janinës, Igumenicës e zona të tjera përreth.
Të dyshuarit janë 4 persona, ndërsa pretendohet se disa prej tyre mund të jenë arratisur në Shqipëri. “HuffingtonPost” në gjuhën greke e quan këtë krim, vepër të mafies së drogës dhe e lidh me Kanunin në vendin tonë. Sipas po kësaj media, kreu i kësaj bande mafioze kërkoi kokën e viktimës, pra të Bledar Terpollarit. Një zyrtar policie tha për mediat greke se bariu shqiptar që dëshmoi nuk fliste me emra për autorët e vrasjes, por tregonte pseudonimet e tyre.