Lyhet me benzinë tenton të hidhet nga tarraca

402
Në Tiranë, një persona është shpëtuar sot nga vetëvrasja e tmerrshme, djegie me benzinë. Policia njoftoi se më datë 07.06.2016, në Unazë të Re, P. Xh. ka hipur në tarracën e banesës së tij, dhe kërcënon se do të vetëdigjet me lëndë djegëse. Falë ndërhyrjes së punonjësve të Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 6, u bë e mundur zbritja e këtij shtetasi. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vetëdigjet për arsye të një konflikti midis tij dhe një kompanie ndërtimi të cilën e kishte kontraktuar për ndërtimin e një pallati në pronën që ai posedonte.
Sigal