Lushnjë, vuante nga një sëmundje, 69-vjeçari i jep fund jetës

455
Një person dyshohet të jetë vetëvrarë sot në mëngjes në fshatin Ardenicë të Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se viktima, me inicialet Z.D., 69 vjeç, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi i mësipërm vuante nga një sëmundje e keqe dhe si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike, dyshohet se ka vrarë veten me një pistoletë gjurmëlënëse. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Sigal