Lushnjë, vrasin bashkëfshatarin për konflikt pronësie, 3 të ndaluar

512
Sigal

LUSHNJE- Një 33-vjeçar është vrarë rreth orës 13:00 në fshatin Zham të komunës Dushk të Lushnjës. Viktima është Besnik Dignozi. Policia thotë se vrasja është kryer në bashkëpunim, dhe fillimisht policia ka ndaluar 2 persona; shtetasit Haxhi Skënderi dhe Xhevahir Meta.Dy orë më vonë, policia vendosi në pranga në Gosë të Kavajës një tjetër bashkëpunëtor, Caush Meta, i cili është vëllai i Xhevahir Metës.Caush Meta mësohet se ka qenë në vendngjarje, dhe është shoqëruar si person që ka dijeni për ngjarjen.Bëhet me dije se viktima po mbillte ullinj, ndërsa të ndaluarit pretendonin se kishte kaluar në tokën e tyre. Të afërm të viktimës thotë se konflikti për tokën vijonte prej një jave, dhe sipas tyre për këtë problem kishte dijeni edhe komuna Dushk.Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjës. Nga të dhënat e para mësohet se shkak i vrasjes është një konflikt pronësie.