Lushnje, vidhen paratë e një pike trasfertash

415
Një pikë tranfertash parash në qytetin e Lushnjes ka rënë pre e një grabitësi mesditën e sotme. Mësohet se pika e transfertave të parave ndodhet rreth 100 metra larg komisariatit të policisë. Një i ri i maskuar me kokore ka hyre ne këtë njësi dhe ka kanosur me fjalë punonjësen e kësaj pike dhe më pas ka marrë një sasi parash dhe është larguar. Ende nuk dihet identiteti i grabitësit, i cili është larguar me motor, por dhe sasia e shumës së vjedhur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nsiur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Sigal