Lushnje, vdes burri me biçikletë që u godit nga makina

579
Një 49-vjeçar nga fshati Këmishtaj i Lushnjes, Gj. P. ka ndërruar jetë pas një aksidenti që pësoi dje në Divjakë. Ai ishte duke qarkulluar me biçikletë kur u godit nga një makinë Golf, që drejtohej nga Alban Pashaj, 32 vjeç, banues në Lushnje. Viktima u dërgua në Spitalin e Traumës, tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë autorin e aksidentit, Alban Pashaj, 32 vjeç. Çështja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sigal