Lushnjë, tentoi të shmangte qenin aksidentohet për vdekje 32-vjeçari

483
Një 32-­vjeçar ka humbur jetën sot në Lushnjë, pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga, pasi ka humbur kontrollin e mjetit në tentativë për të shmangur një kafshë në rrugë. Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Dushk rreth orës 03:30 në aksin Lushnje­Rrogozhinë. Viktima i identifikuar si Edvin Boçi, 32 vjeç udhëtonte me makinën e tij tip Volkswagen me targë AA858GJ. Sipas hetimeve të para rezulton se Boçi ka tentuar të shmangë përplasjen me një qen që i ka prerë rrugën dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. I riu ka marrë plagë të rënda, duke humbur jetën në vendngjarje.
Sigal