Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Lushnje, ku një lokal është sulmuar me armë. Burimet bëjnë me dije se lokali ndaj të cilit është qëlluar me armë është në pronësi të 47 vjeçarit, Saimir Taullahut, ndërkohë që ka mbetur një person i plagosur.

I plagosuri është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qenë në burg me Laert Haxhiun që dyshohet se kreu atentatin në Lushnje para një viti. Dyshohet se Taullahu ka financuar dhe mbrojtur Laertin Haxhiun pas vrasjes së kryer një vit më parë. Nga të dhënat e para thuhet se i plagosuri është në spital në gjendje të rëndë.

Deklarata e policisë:

Në datën 24.11.2018, në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnje.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin  dhe kapjen e autorëve.

Në hyrje-daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar