Lushnje, rrahu burrin në sy të fëmijëve dhe iku, arrestohet 26-vjeçarja

387
Fshati Stan-Karbunarë në Lushnje na sjell një tjetër histori të dhunës në familje, por këtë radhë protagoniste është gruaja. 26-vjeçarja Edmonda T. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj me inicialet N.T në prani të fëmijëve të tyre. Pas këtij momenti, gruaja është larguar nga banesa, derisa u arrestua nga policia këtë mëngjes. 26-vjeçarja do të hetohet nga Prokuroria e Lushnjes për akuzën e dhunës në familje. 
Sigal