Lushnje – Plagosen dy persona, si pasojë e dy aksidenteve brenda natës

457
Sigal

Dy persona kanë mbetur të
plagosur rëndë, si pasojë e dy aksidenteve rrugorë në Lushnje. Aksidenti i parë
ndodhi në aksin Pushimi i Shoferit- Krutje, ku një automjet tip “Ford” ka
përplasur një karrocë kafshësh, duke e hedhur në një kanal.

I plagosur mbeti 47-vjeçari,
Perikli Kadillari. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e
lartë e automjetit dhe errësira në rrugë.

Aksidenti tjetër ka ndodhur
në autostradën Lushnje –Fier, pranë fshatit Lumth. Një motoçikletë ku udhëtonin
dy persona ka përplasur një këmbësor. I plagosur mbeti Aleks Allkanjari 79
vjeç. Sipas të dhënave paraprake, 79-vjeçari i ka prerë rrugën mjetit në
tentativë për të kaluar trafikndarësen në autostradë.