Sigal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme tek rrethrrotullimi i Plugut në Lushnje. I plagosuri është Saimir Taullau, 47 vjeç. Ai është qëlluar me armë para lokalit të tij.  Taullau është transportuar në Spitalin e Lushnjës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptarja.com raporton se Saimir Taullau është me precedent të mëparshëm penalë. Ai është vëllai i Baki Taullaut, i cili është vrarë në vitin 2005 në ditën e zgjedhjeve. Atentati ndaj tij vjen 13 vite pas vrasjes së të vëllait, dhe dyshohet se shkak janë konfliktet e vjetra dhe prishjet e pazareve të drogës. Baki Taullau u vra nga banda e Aldo Bares.

Njoftimi i plotë:

Informacion paraprak

Në datën 24.11.2018, në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnje.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.

Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.