Lushnje, kultivonte kanabis në sera. Asgjesohen 1400 bimë, arrestohet pronari

515
Mbjellja e drogës duket se është shtrirë në gjithë zonat e vendit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të policisë se nuk do të lejojë mbjelljen e asnjë bime kanbais sattivaas zonave të thella malore, tani kanabis po kultivohet edhe në serat e Lushnjës, të njohura kryesisht për mbjelljen dhe prodhimin e produkteve bujqësore. Gjatë një operacioni të policisë, në fashtin Mërtish , të komunës Gradisht të rrethit Lushnjë, janë asgjesuar1400 bimë narkotike.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnjë , në vijim të punës për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, si dhe për “Asgjesimin e paracelave të kultivuara me bimë narkotike” , gjatë orëve të para të ditës së sotme , kanë zhvilluar një tjetër operacion antikanabis të koduar “Sera”.
Pas kontroll të befasishëm policia ka zbuluar se në serën në pronësi të shtetasit Ardian Kokoni , 46 vjeç, banues në fshatin Mërtish , u gjetën të kultivuara 1400 binë të dyshuara Canabis sativa, të cilat varionin nga 50 deri në 70 centimetra të larta. Gjithashtu brenda serës në një ambjent tjetër u gjet një makineri që shërbente për tharjen e bimëve narkotike. Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies, ndërsa makineria dhe një sasi e bimëve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në momentin që efektivat e Policisë kanë ushtruar kontroll në serë , është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi Ardian Kokoni
Sigal