Lushnje/ Kapen me 6 kallëpe tritol e armë luftarake, pranga 2 vëllezërve

170
Policia e Lushnjes ka bërë të mundur sekuestrimin e një arsenali municionesh luftarake në sajë të një operacioni të koduar “Rapez”, ndërsa në pranga ka vënë dy persona.
Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë një kontrolli të bërë paraditen e sotme, në banesën e vëllezërve Edmond dhe Ledion Velcani nga fshati Tokëz i Lushnjës, kanë mundur të zbulojnë 5 kallëpe tritol 200 gramëshe secila, 1 kallëp tritol 400 gramësh, 36 kapsolla detonator, 2 pushke dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh. 
Arsenali luftarak është sekuestruar nga policia e Lushnjës, ndërsa materialet proceduarale i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.