Lushnje, goditet me grusht drejtori i OSHEE-së, dy të arrestuar

63
Drejtori i OSHEE-së në Lushnje është goditur me grushte dhe sende të forta nga dy persona.
Policia thotë se ngjarja e një ditë më parë në nënstacionin elektrik “Biçukas” Divjakë ka ndodhur për shkak të detyrës.
Sot mësohet se janë arrestuar Julian Meço, 39 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, dhe Ahmet Meço, 36 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje.
Drejtori i OSHEE-së në Lushnje është K.H, 27 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori” Lushnje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.