“Lumë” droge në Vlorë, zbulohen të tjerë thasë me kanabis (Foto)

459
Nuk ka të sosur droga në Vlorë. Plot 300 kg janë sekuestruar dje nga policia në fshatin Grabian, ndërsa është arrestuar edhe një 52-vjeçar.
Në vijim të operacionit masiv antidrogë të zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur edhe nga FNSH gjatë gjithë javës në territorin e Llakatundit për goditjen e prodhimit dhe shitjes apo trafikimit të lëndëve narkotike, dje Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor në fshatin Grabian, Vlorë.
Si rezultat i operacionit “Java” në një pjesë toke (ullishte) u gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 300 kilogramë.

Nga hetimet e para të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ka rezultuar që sasia e lëndës narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit Agron Danaj, 52 vjeç, banues ne fshatin Grabian, Vlorë, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Policia e Vlorës po vijon kontrollin e territorit në të gjithë territorin me qëllim evidentimin dhe goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Sigal