Luante me armën e shërbimit të të atit, vetëplagoset 16-vjeçari në Tiranë

471
Kurioziteti i moshës dhe loja me armën e shërbimit të të atit për pak sa nuk i ka marrë jetën një 16-vjeçari në Tiranë.
Në një komunikatë të shpërndarë nga forcat e komisariatit nr.2, thuhet se ngjarja ka ndodhur dje në në rrugën “Vaçe Zela”. Duke luajtur me armën e shërbimit të të atit është vetëplagosur nga pakujdesia fëmija i tij i mitur 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se i ati është polic i Drejtorisë së Burgjeve.
Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për ngjarje aksidentale. (foto ilustruese)
Sigal