Londër/ Mbajtën 10 orë peng 15-vjeçarin, shpallen fajtorë dy vëllezërit shqiptarë

410
Dy vëllezër shqiptarë me banim në Londër dhe një bashkëpunëtor i tyre britanik, janë gjetur fajtorë për pengmarrjen 10-orësh të një 15-vjeçari. Arber Syla, 21 vjeç, dhe Liljan Syla, së bashku me bashkëpunëtorin e tyre Delston Galloëay, 21 vjeç, pas tre javësh gjyq, u paralajmëruan nga gjykatësi i “Snaresbrook Croën Court” të përgatiten për dënime të gjata. Vendimi për masën e dënimit do të lexohet më 27 Nëntor. Të tre autorët e këtij krimi e futën me forcë në makinë duke e marrë peng 15-vjeçarin pasi besonin se ai ishte pjesë e një grupi gangsterësh rivalë. Ngjarja ndodhi më 7 prill 2015 rreth orës 08:00 teksa viktima ishte duke pritur autobusin që do ta çonte në shkollë. Dy shqiptarët dhe britaniku dolën nga makina duke e rrëmbyer viktimën e më pas janë larguar me shpejtësi. 15-vjeçari brenda në makinë është goditur disa here e më pas u dërgua në një shtëpi ku u mbajt peng për plot 10 orë, ku e pyesnin nëse ai i përkiste një grupi rival. Viktima do të lirohej pasi e kuptuan se kishin marrë peng një person të gabuar. Mediat lokale në lindje të Londrës ku ndodhi pengmarrja, shkruajnë se vëllezërit Syla ishin kthyer në tmerrin e banorëve të një pallati shumëkatësh ku ata banonin me adresë “Aldriche Ëay, Highams Park”.
Sigal