Lirohet polici që fshehu pistoletën e Çiçës

49
Ish oficeri i policisë, Alban Trimi, është liruar nga qelia. Alban Trimi i cili u arrestua nën akuzën se fshehu pistoletën e Elton Çicës, do të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Vendimi është dhënë gjatë paradites së sotme nga Gjykata e Lartë. Trimi akuzohet për pengim të së vërtetës dhe prishje të provave në vendin e ngjarjes. Alban Trimi u arrestua në 4 maj, pasi në kamerat e sigurisë së lokalit “De Niro” shihej që pas ekzekutimit të Elton Çiçës që ishte me të në një tavolinë, i shoqëruar nga një mjek dhe një gazetar, merr një pistoletë që ai e kishte me vete dhe e largon nga lokali. Nën të njëjtën akuzë është arrestuar edhe mjeku Redjan Rraja.