Lirohet kapiteni, egjiptiani mban peng marinarin në det të hapur

411
Një nga peshkatarët e marrë peng nga kapiteni egjiptian ka komunikuar në telefon me të afërm të tij, duke deklaruar se ndodhej në mes të detit. Luan Mema ka telefonuar nëpërmjet telefonit të shtetasit egjiptian pronarin e anijes “Celepia2”, Florian Celepia, duke i kërkuar ndihmë pasi siç thotë ai ndodhet në det të hapur. Në peshkarexhë ndodhet vetëm njëri nga peshkatarët, ndërsa kapitali Dhimitër Malja mësohet se është nisur me anije nga Greqia drejt Shqipërisë. Shtetasi egjiptian Adel Muhamed Sallam, këmbëngul që të marrë pagesën prej 70 mijë euro.
Sigal