Lirohet balerini i Teatrit Kombëtar, dy ditë në qeli për 1 shkop gome

455
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia balerinin e Teatrit Kombëtar Eltion Merja. Ky i fundit është arrestuar dy ditë më parë nga policia e kryeqytetit, pasi gjatë një kontrolli në makinën e tij është konstatuar dhe sekuestruar një shkop gome i ngjashëm me ato që përdorin Policia e Shtetit.
Në dëshminë e tij të dhënë para policisë, Merja është shfajësuar duke treguar se shkopi i gomës është një detaj në shfaqjen e fundit teatrale që do vihet në skenë. Pavarësisht këtij pretendimi materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për akuzën e “Mbajtjes të sendeve indentifikuese të policore”. Sot Eltion Merja ka dalë para gjykatës dhe kjo e fundit ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Sigal