Lirohet 46-vjeçarja angleze: I mituri shqiptar gënjen, s’bëmë seks

520
Një nënë angleze, e cila pozoi nudo për një 14-vjeçar shqiptar pasi kishte kryer seks me të, akuzohet për abuzim. 46-vjeçarja nga Croydon, në jug të Londrës, akuzohet se ka detyruar 14-vjeçarin që të kryente marrëdhënie seksuale me të, në 3 raste të ndryshme, raporton Croydon Guardian. Amanda Lockhart ka pranuar se kishte kryer seks me të miturin, i cili sipas medias britanike “Court-News-UK”, është shqiptar, por ajo ka thënë se ai i kishte treguar asaj një pasaportë, që tregonte se ishte 17 vjeç, shkruan Daily Mail.

Lockhart është shprehur në gjykatë se 14 vjeçari i kishte bërë asaj 3 foto nudo, ndërsa disa ditë më pas i kishte kërkuar 500 stërlina. Pas disa ditësh procesi gjyqësor, Amanda Lockhart, 46 vjeç, është shpallur e pafajshme nga juria e një gjykate në Londër, për akuzën e përfshirjes në marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Sigal