Lirohen gjatë natës 12 të shoqëruarit që bllokuan rrugën Gjirokastër-Kakavijë

374
Sigal

Janë lënë të lirë në orët e para të mëngjesit 12 personat e shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Gjirokastrës.

Mësohet se ata janë lënë të lirë rreth orës 2:00  duke u proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Mbi Babis Karathano rëndon vepra penale e kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa për 11 të tjerët nxitje të urrejtjes dhe organizime të paligjshme të tubimeve masive.

Shkak u bënë deklaratat antishqiptare të një dite më parë në ceremoninë e varrosjes së Kostandinos Kacifas ne Bularat.