Lihet në burg 31-vjeçari i akuzuar për aksidentin ku vdiq gruaja shtatzënë

507
Sigal

Gjykata e Fierit ka lënë në “arrest me burg” 31-vjeçarin, Edmond Asllani, i ndaluar si shkaktar i aksidentit të ndodhur në aksin Fier-Levan, ku humbi jetën një 27-vjeçare shtatzënë dhe u plagosën disa të tjerë.

Në seancën për masën e sigurisë, prokurore e çështjes ishte Ervisa Hyka ndërsa gjyqtare Marsela Dervishi.

Aksidenti u shënua mesditën e 21 gushtit në vendin e quajtur “Liqeni”, ku fillimisht u përplasën dy mjete dhe më pas një e tretë.

Përplasja rezultoi fatale për Majlinda Trokën, rreth 27 vjeçe, e cila për pak muaj priste të sillte në jetë një fëmijë.

Ajo udhëtonte si pasagjere bashkë me vajzën në mjetin tip “Audi” që drejtohej nga vjehrri i saj Astrit Troka, të cilët mbetën të plagosur. Sipas burimeve policore, në mjet ishte edhe një grua tjetër e cila nuk mori lëndime.

Ndërsa mjeti tip “Benz” drejtohej nga Leorant Troka që udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Nga të dhënat e para rezulton se shtetasi Edmond Asllani duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Leorant Troka  dhe me mjetin tip  “Audi”i drejtuar nga vjehrri i gruas shtatzënë.