Lihet i lirë anëtari i bandës së ‘Rrugës Bardhyl’

190
Domart Konjari, anëtari i bandës së ‘Rrugës Bardhyl’ në Tiranë është lënë i lirë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, duke vendosur ‘detyrim paraqitje’. Konjari 42 vjeç, i cili njihet edhe si mik i Franc Konomit, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Franca për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik droge. Ai u arrestua në doganën e Kapshticës në Nëntor të 2015, kurse Prokuroria në seancën e sotme kërkoi masën ‘arrest me burg’ me qëllim që të ekstradohet për në Francë. Por, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që ai të jetë me detyrim paraqitje.