Lidhjet e paligjshme të energjisë, arrestohen 10 persona

420
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër pasi akuzohen për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Zyrtarisht policia bën të ditur se sot nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.5, në Kamzë në bashkëpunim me OSHEE u bë arrestimi i shtetasve të mëposhtëm:
1. Edison Ukdashi, 28 vjeç, lindur ne Burrel dhe banues në Tiranë
2. Gezim Ukdashi, 38 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë
3. Veprim Bulica, 38 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë
4. Ramadan Muja, 58 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë
5. Perparim Gjuta, 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tirane
6. Met Metallari, 51 vjeç, me banim në Tiranë
7. Avni Sinanaj, 56 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë
8. Tafil Halili , 40 vjeç lindur në Kukës dhe banues në Tiranë
9. Xhevat Balavija, 49 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë
10. Shyqyri Durishti, 50 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi H.H., 55 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.
Sipas policisë këta shtetas kishin rilidhur energji elektrike në një boks, që ndodhej në Lagjen “Bulcesh i ri” Paskuqan nr.2 në mënyrë të paligjshme dhe pa kontratë përfitonin energji elektrike. Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Sigal