Lideri i një qendre islamike arrestohet për terrorizëm në Itali

122
Lideri i një qendre islamike në qytetin juglindor të Italisë, Foggia, është vënë nën arrest me akuzën për terrorizëm, njoftoi sot policia.
“I akuzuari, i lindur në Egjipt, por me nënshtetësi italiane, është një anëtar i dyshuar i grupit radikal të ISIS-it, i cili përhapte propagandën terroriste nëpërmjet internetit”, deklaroi policia e vendit fqinj.
Policia, e angazhuar në operacionin e ashtuquajtur “mësuesi i keq”, arriti të mbyllte qendrën e tij islame, ngriu llogaritë e tij bankare dhe kreu kërkime në tre banesa.