Librazhd, përplasen dy furgonë me pasagjerë

507
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Dy furgonë me pasagjerë janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur “Kthesa e Pishkashit”.
Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën po lëviznin automjetet.
Emrat e personave të plagosur nuk bëhen të ditur, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Sigal