Librazhd, ndërron jetë foshnja 11-muajshe, s’dihen ende shkaqet

409
Sigal

LIBRAZHD– Një foshnjë 11-muajshe ka ndërruar jetë në spitalin e Librazhdit për shkaqe ende të pazbardhura. Drejtori i spitalit, Kujtim Albrahimi, i kontaktuar nga “A1 Report” ka pohuar se foshnja e seksit femër ka ndërruar jetë pas një arresti kardiovaskular.
 
Ai ka pohuar së fëmija ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital dhe ndihma e parë i është dhënë nga reanimatorja.

Mësohet se foshnja me iniciale M.G ndodhej në kopësht kur ka shfaqur shqetësime dhe kanë qenë edukatoret ato që e kanë çuar menjëherë të miturën në spitalin e qytetit.
 
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, ndërsa pritet ekspertiza e mjekut ligjor për të zbardhur shkakun e vdekjes