Librazhd, i moshuari digjet rëndë nga flakët e zjarrit

501
Flakët e zjarrit në një kasolle në Librazhd, kanë lënduar një person. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Polis Vilan, ku I.M, 61-vjeç ka ndërhyrë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Si pasojë është dëmtuar 61-vjecari i cili është dërguar me helikopter në Tiranë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Sigal