Lezhë, zjarr masiv në zonën e “Ranës së Hedhun”

427
Zjarri i rënë te “Rana e Hedhun” në Shëngjin të Lezhës është përhapur me shpejtësi të madhe për shkak të aktivizimit të dy vatrave të reja. Sipas policisë, zjarri po zbret me shpejtësi drejt rrugës kryesore, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 100 trupa për t’i ardhur në ndihmë zjarrfikësve dhe policisë. PO ashtu pritet edhe ardhja e një helikopteri nga Tirana. Zona është mes një masivi të thellë pyjor dhe sipas burimeve banorët dhe shtëpitë e tyre nuk janë në rrezik për momentin. Megjithatë, në orët e fundit, zjarri është favorizuar nga era e fortë dhe situata për momentin është jashtë kontrollit. Zjarri ka nisur që prej ditës së djeshme, por era e ka aktivizuar sërish edhe sot.
Sigal