Lezhë/ Zihet me tatimorët, 50-vjeçares i bie të fikët

383
Debati i ashpër me tatimorët dhe uniformat blu ka bërë që një 50-vjeçare të humbasë ndjenjat. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ishull Lezhë”, në qytetin e Lezhës, ku pas humbjes së ndjenjave nga prania e shumë tatimorëve dhe uniformave blu në oborrin e ndërtesës që shërbente si biznes dhe shtëpi banimi, gruaja është dërguar menjëherë në spital me një furgon policie.
Ndërsa tatimorët nisën sekuestrimin e materialeve që ndodheshin në lokalin e saj. Pasi është përmendur në spital, Zoje Sherri ka shpjeguar ngjarjen duke deklaruar se asaj i është sekuestruar shtëpia dhe jo ndonjë biznes.
Sipas saj, lokali ka qenë i mbyllur prej 5 vitesh dhe materialet ishin larguar prej asaj vetë sipas udhëzimit që i kishin dhënë vetë tatimorët e Lezhës
Sigal