Lezhë, ushtronte dhunë ndaj gruas, prangoset 51-vjeçari

481
Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Burime zyrtare nga blutë e Lezhës bënë me dije se Ramazan Uka, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 57-vjeçare, shtetases me inicialet L.U,.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme për shtetasen L.U,.
Sigal