Lezhë, sekuestrohen mallra kontrabandë, arrestohen 2 persona, një në kërkim

392
Policia e Lezhës ka sekuestrua disa mallra kontrabandë dhe ka arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
“Janë sekuestruar 1470 shishe verë, 6 motorrë për mjete të vogla lundruese, 9 copë monitorë, 21 kg kafe, 9 kasa dritaresh, 1024 copë bluza, pantallona dhe xhaketa, 39 kg rrjetë plastike Si rrjedhojë nga Specialistët e Krimit Ekonomik u arrestuan në flagrancë shtetasit Alfonc Vuksani 53 vjeç banues në Shkodër dhe Kol Shkrepi 62 vjeç, banues në Lezhë si dhe u shpall në kërkim shtetasi S.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ”Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”. 
Shtetasi Alfonc Vuksani udhëtonte me mjetin me targë CK 972 XP dhe pas kontrollit të ushtruar nga Autoritetet Doganore u zbulua se në mjet kishte mallra që nuk i ishin nënshtruar proçedurave doganore, më konkretisht 6 motorrë për mjete të vogla lundruese, 9 copë monitorë, 21 kg kafe, 9 kasa dritaresh, 1024 copë bluza, pantallona dhe xhaketa, 39 kg rrjetë plastike. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky mall ishte për llogari të shtetasit S.Sh, banues në Lezhë“, sqaron policia.
Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u konstatua edhe një sasi prej 1470 shishe vere, nga 0.75 litra, të cilat dyshohet të jenë gjithashtu kontrabandë.
Sigal