Lezhë, sekuestrohen 22 kg kanabis; 3 në pranga Lezhë

530
Sigal

Policia
e Lezhës ka sekuestruar 22 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar 3 persona në
kuadër të operacionit të koduar “Acari”.

Të arrestuarit janë: Fatmir Gjoka, 30 vjeç, banues në Rreshen; Alfons Gjoka, 46
vjeç, banues në Tiranë dhe Preng Pjetri, 39 vjeç, banues në Mirditë. 

Këta tre shtetas, në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur
Pllanë, u kapën në flagrancë me automjetin e tyre tip Benz me targë DR 3609 E,
ku kishin të fshehur në 4 thasë 22 kg kanabis, që u sekuestrua në cilësinë e
provës materiale së bashku me mjetin e tyre.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për
veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.