Lezhë, procedim penal për 4 inspektorë të Tatimeve

460
Policia e Lezhës ka nisur procedimin penal për 4 inspektorë të Tatimeve për shpërdorim detyre dhe ndaj një shtetaseje fshehje të të ardhurave”.
Në pranga kanë rënë 3 prej inspektorëve, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Të ndaluarit janë Alma Hasanaj, 30 vjeç, banuese në Kurbin, me detyrë inspektore pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor Shkodër; Nikoll Kalaj, 51 vjeç, banues në Kurbin, me detyrë inspektor vlerësimi pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë; Nikolin Radovani, 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor Shkodër. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Armando Gjokaj, 25 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë. 
Ndalimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u krye pasi nga ana e tyre me datë 10.03.2016 kanë ushtruar kontroll në subjektin e shtetases E.P., në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, ku gjatë kontrollit të ushtruar ndër të tjera në zbatim të urdhërit ditor të punës kanë bërë inventarizimin e mallit të këtij subjekti, dhe nuk kanë bërë konfiskim të plotë të mallrave pa dokumenta tatimore, duke shkelur ligjin. 
Po ashtu, u procedua në gjendje të lirë si e dyshuar për kryerjen e veprës penale fshehje e të ardhurave, shtetasja me iniciale E.P. 37 vjeç, banuese në Lezhë, e cila ushtron aktivitet privat tregtim artikujsh të ndryshëm.
Sigal